• Ballina
  • Produksion
  • Evenimente
  • Punëtori
  • Bashkëpunim
  • Portfolio
  • Lajme në anglisht

RRETH NESH

Promovens është formuar si video produksion në Qershor 2005. Filluam me një Betacam Sony, një tripod Vinten, dy reflektorë dhe një Sony montazhë njësi. Atëherë, njejtë si sot- vlera kryesore e Promovens ishin dhe mbeten njerëzit, profesionistë, mjeshtër te zanatit të tyre.

Promovens ka mbajtur hap me teknologjinë dhe sot ka në dispozicion kamerat më moderne, ndriçim, zërim, softuer për montazhë- me një fjalë gjithçka që nevojitet për xhirim në studio dhe teren si dhe per post-produksion. Oferta jonë më e re përmban edhe transmetim të drejtpërdrejtë të ngjarjeve të juaja (live streaming)

Që nga 2007, Promovens filloi të pregadisë lajme nga Maqedonia në gjuhën angleze. Për momentin, pjesa më e madhe e Promovens është e angazhuar në këtë sektor- shtatë përkthyes dhe gazetarë ( nga shqipja dhe maqedonishtja në anglisht) të cilët i përmbushin nevojat për lajme të më shumë ambasadave, organizatave ndërkombëtare dhe kompanive të cilat punojnë me ose për Maqedoninë.

Lidhja e video-repartit me repartin për lajme ishte hap i logjikshëm, për këtë arsye, profesionistët tonë tani xhirojnë dhe pregadisin video per klientët e lajmeve tona.

Në 2012 Promovens u inkuadrua në fushën e organizimin e evenimenteve, konferencave, seminareve, punëtorive dhe të ngjashme për klientët e rregullt si dhe të tjerë. Firma ka në dispozicion më shumë lloje të pajisjeve të nevojshme per organizim të evenimenteve.


KONTAKT

  • Metodija Shatorov Sharlo 30/2-51, Shkup
  • dawndiem@gmail.com
  • +389 (0)2 2430 434
  • +389 (0)70 244 919

© 2018 PROMOVENS. Të gjitha të drejtat e rezervuara.